Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb ka folur në lidhje me taksën 100% ndaj mallrave serbe e vendosur nga shteti i Kosovës. Në një intervistë për prestigjiozen ‘Diplomacy and Commerce’, Schieb tha se e mbështet dialogun mes dy shteteve por është totalisht kundra taksën ndaj Serbisë.
“Marrëveshja duhet të bazohet në parimet e multietnicitetit, për të siguruar të drejtat e pakicave dhe standardet demokratike dhe për të kontribuar në stabilitetin rajonal”, nënvizoi ai.
Ambasadori përshëndeti marrëdhëniet pozitive mes Kosovës dhe Serbi dhe theksoi se dialogu është prioritet për të dyja shtetet në BE./real-news.tv

