TË FUNDIT

Ambasadori i SHBA në Serbi: Kosova të pezullojë taksën

Në një intervistë për mediat serbe, ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott ka ripërsëritur qëndrimin e SHBA-ve për taksën dhe pezullimin e saj.

“Kosova duhet të pezullojë taksën me Serbinë në mënyrë që të vazhdojë dialogu mes dy vendeve”- deklaroi Scott.

Teksa ka folur për emërimin e Matthew Palmer si i dërguar i posaçëm i SHBA-ve për çështjet e Ballkanit, Scott tha se ky i fundit i njeh shumë mirë problemet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Palmer e njeh shumë mirë problemin mes Kosovës dhe Serbisë dhe rajonin, ai është personi ideal që do të kontribuojë në normalizimin e raporteve. SHBA duan që Kosova ta pezullojë taksën, në mënyrë që të rifillojë dialogu me Serbinë. Është e rëndësishme për Prishtinë që të formojë qeverinë e re, ta pezullojë taksën e të vazhdojë dialogu”, ka thënë ai.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat