Gjatë një takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott, deklaroi se as Beogradi dhe as Prishtina nuk përfitojnë asgjë nga bllokimi i dialogut.
Scott përsëriti se zgjidhja e kësaj çështjeje do të thotë stabilitet më të madh në Ballkanin Perëndimor dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të inkurajojnë kthimin e palëve në dialog.
Diplomati amerikan tha se qeveria e re në Prishtinë duke të jetë e gatshme të heqë taksën ndaj mallrave serbe, përderisa nga Beogradi pritet të ndërmarrë hapa për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Vuçiç nga ana e tij u shpreh se e vlerëson mbështetjen e SHBA-së për procesin e integrimit evropian të Serbisë, në veçanti përmes reformave në fushën e sundimit të ligjit.
Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë në nëntorin e kaluar për shkak të tarifës së vendosur nga ana e qeverisë së Kosovës për mallrat serbe dhe atyre nga Bosnja.

