Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, kanë inauguruar sot Qendrën për Karrierë dhe Ndërmarrësi në gjimnazin natyror “Xhavit Ahmeti”, të cilën do të shfrytëzojnë nxënësit e disa shkollave të kësaj komune.
Ambasadori Kosnett deklaroi se askush nuk duhet të dyshojë për përkushtimin e shtetit amerikan ndaj shtetit të Kosovës dhe se ky përkushtim do të vazhdojë të jetë edhe më i madh në të ardhmen.
“Me punë të mundimshme dhe me kreativitet do ta çojmë Kosovën drejt një të ardhme të ndritur dhe e ardhmja fillon këtu”, ka deklaruar Kosnett. /real-news.tv/

