Ambasadorja amerikane Yuri Kim do të takojë sot në kryesinë e Kuvendit, kryeparlamentaren Lindita Nikolla.
Sipas informacioneve të para, bëhet me dije se takimi do të zhvillohet në kuadër të nisjes së procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri dhe negociatat mes mazhorancës dhe opozitës.
Kujtojmë që javën që vjen mblidhet konferenca e kryetarëve për caktimin e kalendarit të nisjes së procedurave për presidentin e ri.

