fbpx

Amnistia Fiskale/ Projektligji, tatimi 5-10% të pasurisë

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hartuar projektligjin  “Per amnistinë fiskale dhe penale per subjektet që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive” i cili së shpejti do të shkojë në Kuvend për miratim. Ku projektligj ka afat 1-vjeçar dhe mundëson amnistinë fiskale dhe penale për ata që e deklarojnë vullnetarisht.

Përfitues të amnistisë do të jenë të gjithë shtetasit shqiptar pavarësisht se ku jetojnë si dhe personat fizikë dhe juridikë, tatimpagues rezidentë si dhe individët rezidentë tatimorë në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht shtetësisë së tyre.

Nga amnistia përjashtohen funksionarët e lartë të shtetit, që nga presidenti, kryeministri, ministrat deputetët e deri tek nëpunësit civil, prefektët, drejtor, prokuror, gjyqtar apo edhe drejtues të policisë. Gjithashtu nuk përfitojnë nga amnisita edhe ata persona të cilët kanë qenë mbajtës të detyrave apo funksioneve të larta, personat me të shkuar kriminale apo ata që janë akuzuar për financim të terrorizmit.

Deklarimit vullnetar i pasurive do të kryhet pranë një strukture që do të ngrihet në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, pranë bankave të nivelit të dytë përfshirë edhe institucionet financiare, në sportel apo online.

Një elelement thelbësor i kësaj amnistie është mënyra e taksimit të saj sipas projekligjit tatimi mbi të ardhurat apo pasurinë e patundshme do të jetë me tre fasha dhe varion nga 5-10% sipas shpejtësisë së deklarimit vullnetar. Kështu kush bën deklarimin dhe pagesën brenda 4 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit do të paguajë 5 % të pasurisë së amnistuar, ata që bëjnë deklarimin në katërmujorin e dytë do paguajë 7 %, ndërsa ata që deklarojnë në katërmujorin e tretë do paguajnë 10% të pasurisë së amnistuar.