fbpx

Anxhela Peristeri rrëfen sikletin e puthjes së parë…

Screenshot_4-19.png

Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri ka zbuluar si kurrë më parë detaje nga jeta e saj private.E ftuar në Top Albania Radio në programin “Ndryshe”, e pyetur se kur e ka dhënë puthjen e parë, Anxhela zbuloi se ka ndodhur në kohën kur ishte në gjimnaz.

“Puthjen e parë e kam dhënë në gjimnaz… Madje atë natë para se të ndodhte kam bërë prova me buzët e filxhanit… Por pas asaj puthje nuk kam puthur më nja dy vjet sepse nuk më pëlqeu fare… Kam qenë në moshën 17 vjeçe”, tregoi Anxhela.Kujtojmë që Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion këtë vit me këngën “Karma”. Pak ditë më parë, ajo dha edhe një intervistë për mediat greke, ku tregoi për herë të parë se stërgjyshi i saj ishte nga Greqia.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303