Kompania e Apple është duke realizuar dizajnimin e modemeve.
Kjo gjë do t’i mundësojë kompanisë ti fitojë besimin klientëve si dhe të kursejë para.
Ndryshimet e brendshme në ekipin e kompanisë sugjerojnë se ata po kërkojnë të dizajnojnë modemët 5G për Iphone.
Thashethemet e mëparshme kanë sugjeruar se Apple do të zgjedhë një modem Samsung apo MediaTek për iPhone 5G të parë.
Zëvendëspresidenti i lartë i Apple i teknologjive harduerike, Johny Srouji, thuhet se është ngarkuar me projektin e dizajnit modem që nga janari i këtij viti./real-news.tv

