fbpx

Aqif Rakipi non grata nga SHBA, Rama: Të vijmë deri në Berlin për të folur kandidatët e PS më duket e sforcuar

66767876867876678768.jpg

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Berlin ku ndodhet në kuadër të një vizite zyrtare, e fokusuar te integrimi në BE ka shmangur pyetjen për shpalljen non grata të ish deputetit të PS Aqif Rakipi kur është pyetur .

“Të vijmë deri në Berlin për të folur kandidatët e PS më duket e sforcuar kështu që kalojmë te pyetja tjetër”.

Pjesë nga biseda e Ramës me gazetarët:

Rama: Kjo ishte vizita e parë në kancelari pas ndryshimit të kancelarit të Gjermanisë. Ky ishte takimi i dytë me Schols pas takimit kur ai ishte kryetar i bashkisë së Hamburugut. Takimi ishte jashtëzakonisht pozitiv. Sa i takon konsideratave për Shqipërinë për rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ecurinë e Shqipërisë në kuadër të procesit të anëtarësimit në Be dhe në marrëdhëniet bilaterale. Kemi pasur një bisedë të gjatë pastaj kemi zhvilluar një dërkë pune ku kemi kaluar të gjitha temat e interesit.

A e mbështet ai ndarjen e Shqipërisë nga MV?

Rama: Se kam kërkuar këtë thjesht i kam bërë me dije se ne kemi një qasje që deri në këshillin Europian të qershorit do jetë e opandryshuar, por në rast se përsëri do bllokohemi për shkak të Bullgarisë bazuar dhe në mbështetjen e gjerë që ka marrë nga opinioni publik pasi i tregova për këshillimin kombëtar, ne do ndryshojmë qasje dhe do flasim me një gjuhë tjetër.

Kancelari e tha dhe në konferencë dhe në të dyja raundet e bisedimeve se është optimist për ndryshimin e kushtit të Bullgarisë. Unë nuk jam aq optimist por shpresoj të jem gabim dhe kancelari të ketë të drejtë.

Pyetje: Në zgjedhje latë jashtë zonës së sigurt 3 socialistë me kontribut, ndërkohë përfshitë një kandidat që s’ka kontribut në parti (Orlando Rakipi) babai i të cilit është non grata. A mendoni se keni marrë vendimin e duhur?

Rama: Të vijmë deri në Berlin për të folur kandidatët e PS më duket e sforcuar kështu që kalojmë te pyetja tjetër.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303