Në një prononcim për mediat, Arben Ristani ka deklaruar nga Vora se kandidatët e Komisionit të Rithemelimit që do të votohen nga anëtarët e PD, do të mbështen nga një koalicion partish në zgjedhjet e pjesshme lokale.
“Nga bisedat e zhvilluara besoj që jemi drejt një koalicioni. Kandidatët tanë do të mbështeten nga një koalicion partish.”tregoi ai. “PD do të ketë kandidatin e vetë të dala nga këto zgjedhje, ndërsa kandidatët e bravës për mua janë të pallogaritshëm. Unë nuk janë anëtar i PD në Vorë, kështu që nuk kam mundësin e votimit”, tha demokrati.

