Ardi Veliu takim blic në Elbasan, ç’po ndodh?

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka zhvilluar një kontroll blic sot në qytetin e Elbasanit.

Ai ka takuar Policinë e Elbasanit, ku ka bërë një analizë vjetore për ecurinë e punës së Policisë.

Më tej, Veliu u ka kërkuar vartësve të tij që të përshpejtojnë punën për të luftuar grupet kriminale si dhe atë kundër narkotikëve dhe korrupsionit.

Kujtojmë që ky takim vjen pak ditë pasi u kap një sasi prej 137 kg kokainë në portin e Durrësit, ku u mësua se destinacioni final do të ishte qyteti i Fierit dhe Elbasanit.