fbpx

Ariu përgjak sërish Prizrenin, sulmon pronarin e fermës

maxresdefault-32-600x360.jpg

Mbrëmë rreth orës 18:00, një ariu i famshëm i Prizrenit ka mbytur 12 dele në një fermë e cila ndodhet në afërsi të ish-fabrikës “Farmakos” në Prizren.

Ariu ka tentuar ta sulmojë edhe pronarin e femrës, mirëpo ky i fundit është shpëtuar nga qentë e shtëpisë.

Pronari thotë se shtëpitë e banimit janë vetëm 30 metra larg fermës së tij dhe se kjo është hera e katërt që bagëtia sulmohet nga arinjtë në atë rrethinë.

“Mbrëmë rreth orës 18:00, një ari me peshë prej 800-900 kilogramësh ka hyrë në fermën time që ndodhet në afërsi ish-fabrikës ‘Farmakos’ në Prizren dhe i ka mbytur 12 dele”.

Ndryshe, nga arinjtë së funmi kanë pësuar edhe dhjetëra dele tjera në rajonin e Prizrenit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303