fbpx

Armët bërthamore, Europa e frikësuar nga beteja SHBA-Rusi

gettyimages-1000194372.jpg

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe NATO kanë përpara 6 muaj punë mjaft intensive për shpëtimin e marrëveshjes INF, sipas afatit të vënë nga SHBA, që të premten vendosi largimin nga INF.

Por, shumë vende në Europë i tremben një gare të re armatimi mes Moskës dhe Uashingtonit. Janë kryesisht vendet nga Europa Lindore dhe Balltike ndjehen të kërcënuara nga Rusia e dyshojnë në gatishmërinë për mbrojtje të fqinjëve perëndimorë.

Ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputovcz tha për revistën „Spiegel”, se është në interes të Europës të ketë të stacionuara raketa dhe trupa amerikane në kontinent. Por ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas (SPD) është kundër këtij stacionimi.

Po ashtu që në Gjermani të stacionohen sërish raketa atomike. „Lufta e Ftohtë ka marrë fund, tha Maas i pyetur, nëse në Europë po përsëritet historia. „Përgjigjet e asaj kohe janë shumë të papërshtatshme për sfidat e sotme.”

Edhe Sekretari i Përgjitshshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehet në një linjë me Maas. Në një intervistë për ZDF, ai u shpreh, se aleanca nuk synon të stacionojë armë të reja atomike tokësore në Europë. Më shumë duhet luftuar për të ruajtur marrëveshjen INF. Duhet folur në 6 muajt e ardhshëm me Rusinë, tha Stoltenberg.

“Duhet të sigurojmë një kërcënim dhe mbrojtje të besueshme.” NATO e mbështeti vendimin amerikan për t’u larguar nga marrëveshja atomike, INF. Rusia e shkel këtë marrëveshje prej vitesh tha Stoltenberg dhe përpjekjet për ta ndryshuar qëndrimin në Moskë kanë dështuar. Por Rusia i hedh poshtë akuzat. Sipas saj, raketat që janë në qendër të kritikave, tipi 9M729 kanë vetëm një rreze prej 500 kilometër. Por Stoltenberg e sheh si SHBA. Sipas tij këto raketa kanë një rreze veprimi prej 2600 km dhe „ato mund të arrijnë shtetet europiane.”/real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303