TË FUNDIT

Arratiset një tjetër shqiptar i dënuar në burgjet greke

Shqiptarët tashmë e kanë kthyer në një “trend” arratisjen nga burgjet greke. Një tjetër shqiptar është arratisur nga burgu grek i Domokos.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, shqiptari kishte marrë leje 5-ditore, por nuk u kthye më.

Shqiptari, i cili ishte dënuar me 9 vite e dy muaj heqje lirie për trafik të lëndëve psikoaktive, duhet të kthehej në institucionin e vuajtjes së dënimit të mërkurën në mëngjes, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Po ashtu edhe një tjetër i burgosur polak që kishte marrë leje 5-ditore është arratisur nga i njëjti burg. Ky i fundit është dënuar për eleminimin fizik të një biznesmeni të njohur në ishullin e Mikonos në vitin 2010. Autoritetet helene kanë nisur kërkimet për gjetjen dhe kapjen e shqiptarit dhe polakut.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat