TË FUNDIT

Arratiset shqiptari i rrezikshëm nga burgu, kërkohet në të gjithë Italinë

Një shqiptar është arratisur nga burgu në Campobasso në Itali.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur vetëm tre ditë më parë, ku tanimë e gjithë Italia është në kërkim të 45-vjeçarit.

Mësohet se i arratisuri quhet Olsi Shaqlli, i cili ka qenë i përfshirë në vrasjen e një sipërmarrësi apulian Giuseppe Intelletto 40 vjeç, ngjarje e ndodhur rreth 10 vjet më parë.

Ai u identifikua disa javë pas krimit pasi hetuesit gjetën gjurmët e ADN-së së tij në një gotë, në të cilët ai kishte pirë ujë.

Sipas medias italiane, 45-vjeçari është një person i rrezikshëm dhe kishte dalë nga burgu një ditë më parë, pasi kishte marrë leje.

Orët e lejet, atij i kanë mbaruar dhe nuk paraqitur në burg, duke vënë kështu karabinierët në ndjekje të tij, për ta rikthyer sërish në burg që të përfundojë dënimin prej 10 vitesh.

Arratisja e tij mund të jetë kryer me ndihmën e disa bashkëpunëtorëve. Ndërkohë, fotografia e 45-vjeçarit është shpërndarë në të gjitha mediat vendase.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat