fbpx

Arrestimi i ish-drejtorit në Gjirokastër, Tavo sulmon kryebashkiakun socialist

vangjel-tavo-770x440.jpg

Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo ka reaguar për arrestimin e ish-drejtorit të Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social në Gjirokastër, Armand Mamani, duke i dalë në mbrojtje këtij të fundit.

Mamani u arrestua për ‘shpërdorim detyre’, pasi akuzohej se ka favorizuar duke i dhënë energji elektrike një subjekti privat, pronë e të afërmeve të tij.

Tavo i hedh poshtë këto pretendime, kurse ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit socialist të Gjirokastrës Flamur Golemi. Tavo shprehet se Golemi nisi menjëherë shkarkimet dhe se historia ku dyshohet të jetë përfshirë Mamani është sajim.

Armand Mamani ka mbajtur më herët postin e kryetarit të LSI në Gjirokastër.

Postimi i Vangjel Tavos: Palo kryetari i ri i Bashkisë Gjirokastër, i cili në votimet më moniste të 30 qershorit, ku kandidoi përballê vetes, arriti rekordin për numrin më të vogël të votave nga partia që përfaqëson dhe ata 1500 votues që i detyroi me forcë ja quajtën votën e pavlefshme pasi nuk mund të bëheshin zare të këtij gaztori.

I kompleksuar me rekordin e votave më të ulëta, ky gaztor nisi shkarkimet politike. Armand Mamani, Drejtor i Agjencisë së Mirëqënies dhe Kujdesit Social u përball ditën e dytë të punës së kryetarit gaztor me një audit të befasishëm kontrolli, i cili nuk gjeti asnjë shkelje. Ndërkohë u sajua një histori e turpshme për lidhje të paligjshme energjie elektrike.

U bëj apel organeve të drejtësisë të mos përdoren politikisht dhe të mbrojnë të vërtetën duke mos u bërë pjesë e arrogancës dhe hakmarrjeve të kryetarit gaztor të paligjshëm, të dalë nga zgjedhje anti-kushtetuese, dhe me rekord të paparë dështimi votash.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303