Arrestimi i Redjan Rrajës, Klodiana Lala jep detajet e frikshme

Gazetarja e njohur e kronikës së zezë, Klodiana lala ka zbardhur disa detaje në lidhje me arrestimin e Redjan Rrajës, i akuzuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoj pak ditë më parë në Shkozet.

I arrestuari është kushëriri i deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Gazetarja thekson se në bazë të disa burimeve sekrete,  Redjan Rraja mund  të ketë patur rolin e ekzekutorit në atentatin me tre të plagosur ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Po sipas të njëjtave burime, gjurmët e gjetura në makinën tip benz kanë patur përputhshmëri me shenjat e gishtave të Redjan Rrajas, i cili rezulton i skeduar nga policia për precedentë të mëparshëm penale.

Redjan Rraja u ndalua ndërsa tentonte të largohej nga Shqipëria, pasi ai ndan jetën mes vendlindjes dhe Kanadasë. Mësohet se i riu është stomatolog dhe ka qenë i dënuar per prishje provash lidhur me ngjarjen në ish Bllok ku mbeti i vrare Elton Cico.