Arrestimi i Redjanit, reagon deputeti i PS, mohon se e ka nip, ja ç’thotë

Deputeti socialist Rrahman Rraja ka reaguar me një prononcim për Abc News pas arrestimit të Redjan Rrajas si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

Nuk jam në dijeni të përfshirjes së Redjanit në antetat. Redjani është më larg se kushëri i tretë për mua. Gjyshi i Redjanit dhe babai im janë vëllezër për babë me nëna të ndryshme. Unë nuk përkrah askënd. Kushdo që është përfshirë në aktivitet kriminal, duhet të japë llogari para ligjit. Lajmin e mora vesh nga mediat, sepse vetë isha në një takim pune”, ka thënë deputeti Rraja.