fbpx

Arrestimi i Tesi Bashos, ja taktika që përdori policia, si ia ‘përdori’ të vëllanë…

teso.jpg

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka rikonfirmuar masën e arrestit me burg për të fortin e Selenicës, Tesi Basho, i cili akuzohet për gjobvënie dhe për arrastisje nga burgu i Romës në Itali.

Apeli ka lënë në fuqi vendimin e dhënë në 22 tetor nga Krimet e Rënda të cilat caktuan masën “arrest me burg” për Bashon. Vetë Basho nuk ka qenë i pranishëm në seancën e sotme, dhe u përfaqësua me prokurë të veçantë nga avokati i tij mbrojtës.

Pas arratisjes nga burgu i sigurisë së lartë në Romë Tesi Basho hyri ilegalisht në Shqipëri dhe nisi aktivitetin kriminal. Në 2017 ai kercenoi me jetë një biznesmen, së bashku me të vëllanë e tij, të cilit i kërkonte 100 mijë euro.

Me ndihmën e vëllait Santilo Basho, ai arriti ti merrte biznesmenit Sulejman Hoxha, që ishte njëherësh dhe daja i tij, një shumë prej 20 mijë eurosh.

Takimet mes biznesmenit dhe Santilo Bashos u dokuentuan nga ana e policisë, por ai nuk u ndalua pasi prokuroria donte te arrinte tek Tesi Basho që konsiderohej një person shumë i rrezikshëm.

Pas disa aksioneve te dështuara policore më i fundit një muaj më parë policia arrestoi dy vëllezërit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303