Arrestohen në Kroaci 2 shqiptarët e lidhur me mafien napolitane

Kishin zgjedhur një lokalitet kroat në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë për t’ju fshehur drejtësisë dhe me shumë mundësi vijonin të drejtonin trafiqet e tyre të paligjshme.

Bëhet fjalë për shqiptarët Reni Leka dhe Ergest Gjeka, 28 dhe 31 vjeç të cilët kishin mundur të shpëtonin nga operacioni 26 shkurtit të këtij viti që çoi në pranga 20 persona.

Ata konsideroheshin si një nga grupet më të mëdha të trafikut të drogës nga Ballkani drejt Italisë. Sipas medieve italiane bëhet fjalë për dy “koka” të rëndësishme të grupit të trafikut të drogës.

Në hetim ishin 36 persona, por 25 u arrestuan dhe u sekuestrua mbi 130 kg marijuanë. Leka dhe Gjoka ishin furnizuesit me lëndën e parë për shpërndarësit e mafies napolitane të familjes Tommaselli.