TË FUNDIT

Arrestohet çiklisti, shpërndante heroinë në kryeqytet

Një 35-vjeçar është arrestuar mesditen e së shtunës, pasi shpërndante heroinë në Tiranë.

Në pranga ka rënë i riu me inicialet M.H., me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

35-vjeçari shpërndante heroinë në formë dozash në zonën e “Selitës”, “Kombinatit”, “Astirit” dhe “Yzberishtit”.

Arrestimi i tij është bërë teksa M.H., po qarkullonte me biçikletë në rrethrotullimin e bulevardit të “Kasharit”.

Ai është ndaluar për kontroll nga shërbimet e policisë dhe gjatë kontrollit fizik i janë gjetur 5 doza heroinë e ndërsa në banesë 25 të tjera.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 doza heroinë dhe 2 aparate celularë.

Mbi 35-vjeçari, rëndon akuza për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat