Arrestohet gardisti, plagosi me armën e shërbimit 22 vjeçarin

Florjan Hysa, me detyrë trupë shoqërimi pranë Gardës së Republikës, ka rënë në prangat e policisë pasi ka plagosur me armën e shërbimit një person.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Ramadan Çitaku”, në kryqëzim me rrugën e “Balshajve” në Tiranë. Për motive të dobëta, Florjan Hysa 22 vjeç, ka plagosur rëndë me armën e shërbimit, pistoletë tip “Bereta”, 22 vjeçarin Lorenc Doçi.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Policia po heton për arsyen që ka çuar në plagosjen e Lorenc Doçit.