Arrestohet ish-kryeprokurorja speciale, e përfshirë në skandalin e…

janevaa.jpg

Prokurorja speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva, është shoqëruar në polici

Forcat të shumta policore mesditën e sotme rrethuan hyrje daljet e shtëpisë në lagjen, Kozle të Shkupit dhe më pas u futën brenda, për ta shoqëruar në polici prokuroren Janeva në zyrat e Prokurorisë Speciale.

“Janeva gjatë ditës së djeshme dëshmoi për rastin “Reket” por sot statusi i saj është ndryshuar nga dëshmitare në të dyshuar informon Alsat.mk

Prokuroria për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka paralajmëruar për më vonë një konferencë për media.

Prokurorja speciale, Katica Janeva dje dëshmoi para Prokurorisë lidhur me rastin “Reketi”, të zhvatjes së 1.5 milion eurove të një afaristi, nga dy persona të afërt me kreun e speciales.

Janeva, bazuar në një video-inicizim të publikuar nga një gazetë italiane “La Verita” dyshohet të jetë përfshirë në këtë skandal.

Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski dy personat që shihen në incizim duke marrë paratë, i premtojnë afarstit, Orce Kamçev se në bashkëpunim me Katica Janevën do t’i lehtësojnë atij procesin gjyqësor në një aferë tjetër korruptive. Ky skandal shkaktoi përplasje të shumta mes partive politike për atë nëse ka ose jo të përfshirë edhe politikanë, shkruan REL.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303