Arrestohet ish-presidenti i Brazilit

Ish presidenti i Brazilit Michel Temer u arrestua ditën e sotme si pjesë e hetimit gjithëpërfshirës anti-korrupsion të njohur si “Car Wash”, raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke ju referuar burimeve të saj konfidenciale.

Ish presidenti ka mohuar vazhdimisht akuzat kundër tij.

Dhjetëra politikanë dhe drejtues biznesi janë dënuar ose janë duke u akuzuar si pjesë e operacionit ”Car Wash”.

Temer ishte president i Brazilit nga viti 2016 deri më 2018, duke marrë detyrën pas largimit të Dilma Rousseff dhe u zëvendësua në janar nga Jair Bolsonaro./real-news.tv/