Arrestohet në Durrës i dënuari me 13 burg për drogë në Itali

arrestim1-525x350.jpg

Policia e Durrësit ka arrestuar një 48-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga ka rënë shtetasi A.D i dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim nga Gjykata e Partos në Itali për kryerjen e veprës penale  “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Arrestimi  i tij u bë përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303