Arrestohet në Paraguaj djali i ish-prefektit të Shkodrës, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Arrestohet nga policia e Paraguajt Elton Radovani, djali i ish-prefektit të Shkodrës Paulin Radovani, i cili akuzohet si i përfshirë në një skemë borxhesh dhe mashtrimesh.

Elton Radovani është arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare pasi Interpoli e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mediat paraguaiane bëjnë të ditur se urdhri i arrestit ndërkombëtar ishte për shkak të krimeve të mashtrimit bankar dhe financiar dhe Radovani u vu në dispozicion për qëllime ekstradimi drejt Shqipërisë.

31-vjeçari është arrestuar më 3 tetor në Paraguaj rreth orës 11:00 në një autostradë atje dhe tashmë pritet ekstradimi drejt Shqipërisë. Ndaj tij, të vëllait Bert Radovani dhe babait të tyre Paulin Radovani, ish-prefekt vazhdojnë seancat dhe hetimet për mashtrim dhe borxhe të pashlyera që shkojnë në shifra marramendëse.

djali 1 djali 2 djali 3 djali 4 djali 5 DJALI
<
>