TË FUNDIT

Arrestohet një tjetër drejtor i rëndësishëm në Durrës

Dita e sotme ka qenë ditë arrestimesh dhe shpalljesh në kërkim në Prokurorinë e Durrësit përsa i përket çështjes së vjedhjes së pronave në këtë qytet.

Sipas asaj që raportojnë mediat Drejtori i Kadastrës në Durrës, Liridon Pula, është shoqëruar mesditën e sotme në polici. Ai ka qenë në zyrën e tij kur oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar dhe e kanë marrë e dërguar në ambientet e policisë, ku po merret ne pyetje.

Pula është i dyshuar për abuzime me regjistrimin e pronave. Pak ditë më parë është shoqëruar dhe lënë e lirë edhe nëndrejtoresha e këtij institucioni. Në kuadër të të njëjtit hetim, Prokuroria e Durrësit ka shpallur në kërkim edhe ish-drejtorin e ALUIZNI-t në qytetin bregdetar, Flamur Gjuzi.

Këta zyrtarë të lartë, si edhe disa vartës të tyre, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën nëpërmjet legalizimit dhe regjistrimit të një numri të konsiderueshëm pronash në mënyrë anti-ligjore.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat