TË FUNDIT

Arsenal armësh në Elbasan

Në orët e pasdites së sotme është sekuestruar një arsenal i madh ar.mësh, fi.shekësh dhe gra.nata dore në qytetin e Elbasanit nga Policia e Elbasani.  Gjatë aksionit policor thuhet se janë sekuestruar 15 arka me municion dhe 12 granata dore

Njoftimi i policisë

Sekuestrohet një arsenal me fi.shekë luf.tarakë e gr.anata Falë bashkëpunimit me qytetarët,  zbulohet dhe sekuestrohet një arsenal mu.nicionesh lu.ftarake.

Policia e Elbasanit , si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët ka marrë informacion se  në një zonë të thellë në afërsi të fshatit Godolesh, Elbasan, ndodhej një arsenal me municione lu.ftarake.

Me  marrjen e informacionit  menjëherë është organizuar puna për krehjen e zonës. Si rezultat i kontrollit të ushtruar u gjetën  dhe u  sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 15 arka me municion lu.ftarak, fi.shekë pis.tolete dhe automatiku si dhe 12 gr.anata dore.

Nga veprimet e para dyshohet se si rezultat i kontrolleve të shtuara ditët e fundit  nga Policia e Elbasanit në banesa, objekte të  braktisura , magazina  apo tunele, personat që mund ti kenë pasur këto municione i kanë fshehur  në këtë zonë me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë

Policia vijon hetimin për identifikimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat