fbpx

Artan Hoxha tregon detajin e dhimbshëm: Ja çfarë ka përjetuar Aldi Rama kur ishte 9-vjeç

ata-1.jpg

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë sot detaje të reja dhe të dhimbshme mbi 21-vjeçarin Aldi Rama, autorin e vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha.

Hoxha tha se kur ishte vetëm 9 vjeç, Aldi dhe vëllai i tij kanë qenë prezent kur i ati ka kërcënuar të ëmën me motorsharrë.

“Kjo është një gjë e cila do të na shqetësojë për ta trajtuar edhe në vijim. Vetë portreti i të ndjerit është i tillë. Një fëmijë i rritur në një situatë jo normale familjare. Ishte një njeri që ka përjetuar një traumë në moshën e adoleshencës së hershme dhe u reflektua në një situatë që ndodhemi tani. Drama që kanë patur prindërit e tij dhe mënyra si janë rritur. E ëma ka humbur kontrollin mbi fëmijët sepse nuk është lejuar ti ketë. I ati ka dhunuar në prezencë të tyre, kur Aldi ishte vetëm 9 vjeç dhe vëllai 11, të ëmën me motorrsharrë, nga ai moment e mbrapa është prishur kjo familje.

Sigurisht në një situatë të tillë. Momentin e parë që ka ndodhur ngjarja kam kërkuar nëpër skendarë ku jetonte ky personazh. Më rezultonte që ky personazh jetonte në Durrës, ndërkohë duke kërkuar më vonë doli te gjyshi në Lezhë, pastaj në Librazhd. Dhe policia kishte paqartësi ku e kishte adresën fikse. Po kërkohej adresa se po kërkoheshin familjarët që ta telefononin. U vu në vështirësi edhe policia sepse nuk po gjenin pikë kontakti që ti thonin dorëzohu,” u shpreh gazetari.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303