fbpx

Asnjë rast me grip stinor, si shpjegohet? Flet Pipero: Para dy vitesh kishim…

log-1-640x379.jpg

E gjithë vëmendja është te koronavirusi, por si është situata me gripin stinor? Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” tha se deri tani nuk është konstatuar asnjë rast.

“Deri tani nuk është evidentuar, dedektuar asnjë rast me grip në vend me gjithë monstrat e testuara apo qarkullim të infeksione respiratore, pavarësisht që kemi një trend të lehtë të infeksioneve respiratore të sipërme dhe poshtme paralelisht me sezonin e dimrit dhe normalisht ky trend do të rritet në vijim, pasi janar, shkurti ka përkuar me kohën e dedektimit të rasteve të gripit të para në vend”.

Por si shpjegohet kjo?

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero u shpreh se masat për të parandaluar koronavirusin ndikuan për minimizimin e viruseve të tjera.

“Mua më kujtohet para dy vitesh kishim 280 raste me sindromë gripale te Infektivi, këtë vit edhe pse klinikisht është e vështirë të bësh diferencimin në hapat e para të sëmundjes të COVID-it me një grip tjetër, nuk kemi edhe klinikisht raste me sindromë klasike, në përgjithësi.

Dua të them se pak a shumë kjo ka ndodhur edhe me vendet e tjera me qarkullimin e gripeve stinore. Masat parandaluese që aplikohen për covid-19, maska, distanca, ulja e qarkullimit, higjiena, ndikojnë shumë për minimizimin e viruseve të tjera, apo gripit stinor, që deri tani nuk janë konstatuar”, tha ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303