Atentat shqiptarëve në Gjermani, një i vdekur dhe një i plagosur

Një shqiptar mbeti i vrarë me armë zjarri në Gjermani ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur në Gjermani si pasojë e një atentati. Mediat gjermane shkruajnë se të plagosurit janë të moshës 30 dhe 31 vjeç.

Zëdhënësi i policisë Sven-Marco Claus i tha BILD se të plagosurit janë të dy shqiptarë. Burrat përfunduan në spital, por njëri prej humbi jetën më vonë si pasojë e plagëve të marra. Viktima është identifikuar si Keidi Pasha.