Atentati në Novoselë / Flasin banorët e fshatit ku ndodhin atentati

Banorët e fshatit Poro janë tronditur nga atentati që la të vrarë 22-vjeçarin Sotiraq Mëhilli dhe u plagos rëndë shoku i tij Eno Mata 32-vjeç.

Sipas tyre të dy djemtë ishin me sjellje të mirë në fshat. Ata tregojnë se i njihnin dhe nuk kishin sjellë probleme për komunitetin ku jetonin.

“Nuk e njihja si fytyrë viktimën. Familje shumë e mirë. Babai i ka vdekur nga një sëmundje e keqe. Ndërsa Eno Mata thonë se ka jetuar në Greqi. Andej nuk e di si është sjellë. Tani e morëm vesh në mëngjes. Janë familje shumë të mira. Eno është rritur këtu familje shumë e mirë” ka deklaruar një banore e fshatit Poro.

“I njihja të dy. Shumë të sjellshëm djem në punë të tyre punëtor. Njëri nga ata vetëm të ëmën ka. Po vija me qumështin dhe thërrita. Pashë policinë aty. Nuk e di për të shtëna. Punë bujqësie merreshin. Familjen e ka në Greqi Eno Mata. Nuk di gjë, ai ka qenë këtu kemi pasur muhabet, djalë i sjellshëm. Prindërit i ka të mirë” është shprehur një banorë tjetër.