Personi, i cili vrai 40 besimtarë dhe plagosi 20 të tjerë në dy xhami në Zelandën e Re, kishte të shkruar emrat cirilikë, Marko Milajnov Popovic dhe Stefan Lazar.
Këta janë emrat e Dukës së Malit të Zi dhe princit serb, i njohur si ‘Car Lazari’.
Marko Miljanov Popoviç (1833 – 1901), shkrimtar kombëtar malazez, komandant dhe guvernator i fisit Kuçi.
Stefan Lazar – Princi serb Lazar Hrebeljanoviç (1329 – 1389), vdiq në luftë me turqit në Fushë Kosovë. Ai përdori emrin mbretëror Stefan Lazar.
Një tjetër nga emrat që terroristi i shkroi në armë ishte Sherban Kantakuzin. Ai është një princ vllehe (1640 – 1688), i cili ka bashkëpunuar me princin rumun me origjinë serbe Gjorgje Brankoviç.
Terroristi kishte të shkruar në armën e tij edhe ‘Skandërbeg’.
/IndeksOnline/

