33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Australi, përmbytjet nuk janë rreziku i vetëm për qytetarët. Krokodilët shfaqen në rrugë

spot_img

Autoritetet në Townsville, Australi kanë paralajmëruar banorët të ruhen nga krokodilët dhe gjarpërinjtë e ndotur në ujërat e përmbytjeve në zonat e banuara.

Më shumë se 1,100 njerëz janë evakuar nga qyteti për shkak të përmbytjeve.

Autoritetet kanë thënë se reshje më të mëdha shiu pritenn në ditët e ardhshme.

Banorët e dëshpëruar duhej të luftonin jo vetëm me përmbytjet e vrullshme, me rrëshqitjet e tokës dhe ndërprerjen e energjisë elektrike, por edhe me krokodilët që janë pikasur në rrugët e zonave të banuara dhe rrugica.

Punonjësit e emergjencës dhe ushtria thanë se kishin marrë më shumë se 1,000 thirrje për ndihmë. Ata kanë përdorur anije dhe helikopterë për të transportuar njerëzit.

“Krokodilët mund të shihen duke kaluar nëpër rrugë dhe kur uji të tërhiqet, krokodilët mund të shfaqen në vende të pazakonshme si digat e fermave ose gropa të ujit”, tha Ministri i Mjedisit i Queensland, Leeanne Enoch.

“Në mënyrë të ngjashme, edhe gjarpërinjtë janë notues shumë të mirë dhe ata gjithashtu mund të dalin papritur”-shtoi ministri duke i bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat