fbpx

Austria, 200 mijë euro ndihmë Shqipërisë për tërmetin

1570521182_cakaj8.jpg

Ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg po zhvillon një vizitë në Shqipëri, ndërsa gjatë konferencës me ministrin Gent Cakaj deklaroi se “Dua të shpreh ndjenjat thella për të prekurit nga tërmeti.

Austria do të japë 200 mijë euro ndihmë dhe po shohim kërkesa të tjera që ka bërë kryetari i bashkisë së Tiranës.

Por Austria do i ndihmojë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Javën tjetër do të kemi vendimin e këshillit, ne duam të hapet drita e gjelbër për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Ne besojmë se kjo ka të bëjë me kredibilitetin e tij, kushtet janë plotësuar, tani duhet të bëjmë atë që na takon ne.

Ne jemi përpara diskutimeve të vështira, nuk ka ende unanimitet, por miqtë tanë shqiptarë mund të mbështeten te ne” tha ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303