Avokati i kontrollorëve të Albcontrol, Rezart Kthupi ka bërë një reagim për mediat lidhur me arrestimin e 3 punonjësve pas grevës që u zhvillua dje në Rinas. Bëhet fjalë për Armando Fezga, Flora Ndreca, Muhni Mezini, të cilët akuzohen nga prokuroria për ‘Shpërdorim detyre’.
Bisedat e tyre u zbardhën në një grup në aplikacionin ‘Whatsapp’, ku Avokati ka dhënë disa detaje, Kthupi ka thënë se njëri prej të arrestuarve sapo ka kaluar koronavirusin.
Sapo kanë mbaruar procedurat për njoftimin e urdhër-ndalimit e 3 kontrollorëve; Armando Fezga, Flora Ndreca, Muhni Mezini, të cilët akuzohen nga prokuroria për ‘Shpërdorim detyre’. Na është dhënë një dispozicion një kopje të procesverbalit. Kjo është sa i përket pjesës informative. Zoti Fezga sapo ka kaluar COVID dhe nuk është në kushte të mira për të përballuar paraburgimin në një afat prej 48 orësh. Gjykoj se akuza është një akuzë që nuk mund të ngrihet ndaj një punonjës të kompanie anonime, por ndaj një punonjësi që punon në institucion shtetëror. Se di se për çfarë është vendosur kështu. Të gjithë të ndaluarit i kanë firmosur me kundërshti ato procesverbale, me arsye se ajo çka është e shkruar në procesverbal është një stisje dhe keqinterpretim i atyre mesazhe në Whatsapp.

