fbpx

Avokati i njohur lëshon ‘bombën’/ “Rama dhe Basha u takuan në Paris”

rama-basha-compressor.jpg

Disa ditë më parë edhe kryeministri Rama edhe lideri i opozitës Basha ishin njëkohësisht jashtë vendit.

Kreu i qeverisë vizitoi Parisin dhe Berlinin ndërkohë që Basha zhvilloi një vizitë në Bruksel ku mori pjesë në mbledhjen e PPE.

Avokat Altin Goxhaj, u shpreh se në të njëjtën periudhë në Paris ka qenë edhe Aleks Soros dhe deklaroi se Rama edhe Basha kanë zhvilluar një takim të fshehtë me ndërmjetësimin e Sorosit në Paris.

“Rama ka qenë para katër ditësh në Paris ndërkohë që Basha ka qenë në në Bruksel pra vetëm dy orë larg njëri tjetrit, por katër ditë më parë ka qenë edhe Aleks Soros. Rama i mbajti takimet e tij sekret. Rama ka qenë i vetëm në avion, ka hipur dru, ka qenë dru dhe ka zbritur dru pra i droguar si një zombi. Rama sa herë që është takuar me Aleks Sorosin ka pasur dëshmitarë ndërsa këtë herë ai ka qenë i vetëm. Kam informacione që Rama është takuar me Bashën me ndërmjetsimin e Aleks Sorosit në Paris. Të tre këta njerëz kanë qenë pa dëshmitarë. Edhe Basha ka qenë i vetëm pa dëshmitarë”,-tha Goxhaj, në një intervistë në Fax News.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303