Një baba shqiptar ka dhunuar vajzën e tij pasi i ka kapur disa mesazhe me shokun e klasës.
Ngjarja ka ndodhur në Atsalenio të Kretës, të enjten e kaluar.
Shkak i kësaj ngjarje barbare ka qenë mesazhi i ardhur në telefon e vajzës nga një shok i shkollës. Babai 52-vjeçar ka goditur vajzën me të gjitha fuqitë e tij, sepse nuk i pëlqeu ato që shkruante shoku i saj i klasës në celularin e saj, kështu që vajza u dërgua në spital.
Por më e keqja është se ëma e vajzës tentoi të mbulonte të ngjarjen se si kishte ndodhur, po ishte vajza ajo që u tregoi policisë te vërtetën.
52-vjeçari po mbahet në paraburgim dhe akuzat me të cilat përballet janë për dhunën dhe kërcenim në familje, ku ditën e hënë do të gjykohet nga Gjykata e qytetit Iraklio.