Një 13-vjeçar nga fshati Çiflik i Bashkisë Ura Vajgurore mund të mos shkojë nesër, në ditën e parë të shkollës, pasi familja e tij e ka të pamundur t’i blejë librat.
‘Dua të shkoj në shkollë, por nuk kam libra të mësoj’! Kështu shprehet Seldi, 13-vjeçari nga fshati Çiflik i Bashkisë Ura Vajgurore, i cili këtë vit të ri shkollor futet në klasën e 7-të.
“Nuk kemi mundësi të marrim libra sepse janë shumë shtrenjtë. Babanë e kam sëmurë, ushtarët grekë i kanë thyer brinjët. Mamaja nuk ka shkollë, vetëm nëse punon ndonjëherë në serë. Nuk kemi mundësi ti marrim librat, kërkojmë ndihmë, jam i sëmurë” thotë djali.
Babai tij është i paaftë fizikisht për të punuar pasi emigrimi në Greqi shumë vite më parë rezultoi fatal për të sepse u rrah barbarisht nga ushtarët grek të cilët i thyen brinjën.

