29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Bajerni mban talentin e ri

spot_img

Bajerni i Mynihut ka bërë të ditur se do të vijojë të mbajë në skuadër futbollistin e ri, Serge Gnabry.

Lojtari ka rinovuar me bavarezët zyrtarisht kontratën deri në vitin 2023. Bayerni me këtë rinovim ia ka mbyllur dyert të gjitha klubeve që kishin shfaqur interes për 23-vjeçarin.

“Serge është një i ri me të ardhme të madhe dhe një nga lojtarët kyç të Bayernit”. “Jemi të bindur se ai do të na kënaqë në vitet e ardhshme”, ka thënë drejtori sportiv Hasan Salihamidzic.

Gnabry u transferua te Bayern në verën e vitit 2017 dhe u huazua te Hoffenheim për një sezon. Ai u rikthye te Bayern verën e kaluar duke zhvilluar 29 ndeshje. Gnabry ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat