24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Bajerni turpëron Wolfsburgun dhe kalon Dortmundin

spot_img

Bayerni i Mynihut i merr vendin e parë Borussias së Dotmundit, edhe pse të dyja skuadrat më në formë në elitën e futbollit gjerman, arritën fitore në ndeshjet respektive në kuadër të javës së 25-të.

Bavarezët shkatërruan 6-0 Wolfsburgun, ndërsa verdhezinjtë triumfuan 3-1 ndaj Stuttgartit, por fitorja e thellë me 6 gola diferencë e ngjit skuadrën e Niko Kovac në krye me 57 pikë, aq sa dhe Dortmundi, por me golaverazh 62/27 kundrejt 61/28.

Kampionët në fuqi të Bundesligës u shfaqën si “uragan” ndaj “Ujqërve”, duke e gjetur 6 herë rrjetën me autorë Gnabryn, Lewandowskin (2 herë), Jamesin, Mullerin dhe Kimmich.

Në sfidën e “Signal Iduna Park” të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Reus kaloi ne epërsi verdhezinjtë, por barazoi përkohësisht Kempf, para se Alcaser dhe Pulisic të mbyllnin llogaritë me Stuttgartin.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat