TË FUNDIT

Balla viziton në spital policen e plagosur Xhensila Sota

Nga përplasja me armë zjarri sot në Elbasan e plagosur mbeti edhe efektivja e policisë Xhensila Sota, e cila tentoi që të parandalonte krimin.Sota ka marrë një plumb në këmbë si pasojë e breshërisë së të shtënave, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. Sekretari i përgjithshëm i PS-së, drejtues politik në Elbasan, Taulant Balla e ka vizituar efektiven e plagosur në spital.Nga fotoja, efektivja duket se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Si pasojë e përplasjes me armë sot në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, ish-kryetar i LSI-së në këtë qytet disa vite më parë, ndërsa tashmë ishte bashkuar me PS-në dhe në 14 mars u denoncua në PD për përplasjen ditën e verës.Nga njëri grup u vra Xhuvani dhe u plagos dhëndri i tij, Eltjon Bodinaku, ndërsa në krahun tjetër u plagosën Emiljan Prenga 39 vjeç dhe Pavlo Vuksani 50 vjeç, që janë pjesë e shtabit të PD-së dhe u arrestua autori i vrasjes së 56-vjeçarit, Arbër Papleka, gjithashtu pjesë e PD-së në Elbasan.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat