Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur nga Pogradeci, apelit të partive të vogla, aleate të PD, lidhur me një tryezë politike për zgjidhjen e krizës, nën drejtimin e kreut të shtetit.
“Duhet të jetë shumë e qartë për këdo që data e zgjedhjeve nuk caktohet nga partitë politike, por caktohet nga kushtetuta, nga Kodi Zgjedhor dhe data e zgjedhjeve në 30 qershor është një datë e fiksuar tashmë dhe në asnjë rast ajo nuk mund të ndryshojë” u shpreh Balla, në përfundim të një takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Pogradec.
“Në 30 qershor do të zhvillohen zgjedhjet, janë 42 parti të regjistruara, askush nuk mund të pengoje të mos marrë pjesë në zgjedhje, kush tenton të pengojë zgjedhësit të marrin pjesë në procesin zgjedhor, kodi penal është i ashpër, kush tenton të dëmtojë procesin zgjedhor, të dëmtojë infrastrukturën zgjedhore, kutinë e votimit dënimet e kodit zgjedhor janë shume te ashpra,n uk besoj qe ka ende ne Shqipëri budallenj që te bëjnë burg per hallet e Lulit, Saliut dhe te Mones. Dua t’u them shume qarte qe kushte PS nuk mund t’i vendose askush sepse nuk mund t’i vendosen kushte shqiptarëve. Kushte që pengojnë implementimin e reformës në drejtësi, kushte te cilat tentojnë të ndërpresin mandatin legjitim, kuvendin apo të qeverisë nuk merren në konsideratë. Ne kemi qenë gjithmonë të gatshëm për te dialoguar me ne fund ne kuvendin e Shqipërisë përmes nje procesi dialogu rikthyem ne mbarëvajtje komisionin e reformës zgjedhore dhe qe është nje instrument i rëndësishëm për te dialoguar lidhur me te gjitha domosdoshmëritë dhe nevojat qe ka adresimi i paketës se ndryshimeve te kodit zgjedhor per adresimin e rekomandimeve te OSBE qe lidhen me infrastrukturën e procesit zgjedhor dhe kemi hapur mundësitë e hulumtimit per te studiuar ndryshime te sistemit zgjedhor.” -theksoi më tej Balla.

