TË FUNDIT

Banesa përfshihet nga flakët te ’21 Dhjetori’, zjarrfikësit futen nga ballkoni për të shuar flakët

Një apartament është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së enjtes në zonën e ’21 Dhjetorit’, duke shkaktuar panik te banorët.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve, të cilët kanë hyrë nga ballkoni i apartamentit që ndodhet në katin e shtatë të një pallati për të shuar flakët.

Megjithatë duket se brenda në apartament ka pasur dëme të konsiderueshme ndërsa në shtëpi mësohet se ka pasur edhe fëmijë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat