Banka e Shqipërisë bën lëvizjen e zgjuar ndaj Euros

waaw-1.jpg

Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej 180 mln euro gjatë vitit 2018 vetëm për të stabilizuar kursin e këmbimit valutor. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ndërhyrja më e fortë në treg për të blerë euro ka qenë korrik-shtator kur u blenë 114.55 mln euro. Pas stabilizimit të kursit në tre muajt e fundit të vitit të shkuar operacionet janë ndërprerë.

Luhatjet e forta në kursin e këmbimit valutor në vend ku euro arriti nivelin më të ulët prej 124  lekësh detyroi Bankën e Shqipërisë të ndërhyjë në treg.

Në total gjatë vitit që lamë pas, për të stabilizuar kursin e këmbimit valutor, janë blerë rreth 180 mln euro. Të dhënat  e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ndërhyrja ka nisur në muajin prill ndërsa ka kulmuar gjatë periudhës Korrik –gusht- shtator kur janë blerë 114.55 mln euro.

Ndërhyrjet në tregun e parasë prej institucionit qendror janë të zakonshme edhe për krijimin e rezervës valutore dhe nëse përfshijnë edhe  këtë element Banka e Shqipërisë ka blerë gjatë viti 2018 mbi 300 mln euro përfshirë edhe një kredi nga BERZH  në shumën e  116.22 mln euro në kuadër të marrëveshjes së këmbimit.

Ndërhyrja në tregun valutor nga institucioni i Bankës Qendrore është ndërprerë në tre muajt e fundit të vitit 2018 edhe pse monedha evropiane përsëri shënoi dobësim të ndjeshëm.

Aktualisht  1 euro këmbehet me 125 lekë por Banka e Shqipërisë e ka cilësuar këtë një balancë të re për ekonominë shqiptare. Edhe ekspertët kanë vlerësuar që një nivel i tillë i monedhës evropiane është një realitet  i ri për ekonominë shqiptare.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303