Bankat të ulin kostot, parlamenti i kërkon financave dhe guvernatorin të marrin masa

Kostot e larta të komisioneve në bankat e nivelit të dytë janë kthyer në një shqetësim për parlamentin .Komisioni i Ekonomisë i ka kërkuar ministres së Financave Anila Denaj që së bashku me Bankën Qendrore të marrin masa për ti ulur komisionet e bankave. Ndërkohë që komisioni miratoi dy ndryshime ligjore të cilat parashikojnë që të gjitha bizneset të hapin një llogari dhe çdo aksioner duhet të regjistrohet brenda 30 ditëve nga hapja e biznesit.

Përtej problemit të një kreditimi të ulët bankat në vendin tonë kanë komisione mjaft të larta për klientët. Shqetësimi është ngritur nga Ekomisioni i Ekonomisë dhe i Financave. Kreu i këtij Komisioni i kërkoi minstres së Financave që të së bashku me guvernatorin të veprojë dhe të detyrojë bankat të ulin kostot.

Arben Ahmetaj: Do të duhet të uleni me guvernatorin, të detyroni sistemin bankar me instrumente ligjore që kemi, që kostoja e hapjes së llogarive të ulët. Tani do kemi të gjithë mbi 2 mln euro xhiro do i kemi me detyrim në sistemin bankar.

Komisioni i Ekonomisë miratoi edhe dy ndryshime ligjore që synojnë të forcojnë luftën ndaj informalitetit dhe terrorizmit. Të gjithë bizneset tashmë duhet të kenë një llogari bankare.

Anila Denaj: Kjo ka të bëjë me reduktimin e ekonomisë informale dhe pavarësisht se është brenda paketës manival. Është shumë e rëndësishme të reduktohet ekonomia informale dhe përdorimi i ceshit, prandaj hapja e llogarisë është absolute.

Komisioni vendosi të përgjysmojë penalitet e propozuara për ato biznese që nuk do e zbatojnë.

Arben Ahmetaj: 25 mijë lekë propozimi im për pikën B, është 50 mijë lekë dhe përgjysmë e 75 e organizatave jo fitimprurëse.

Ndër të tjera në komision u miratua edhe ndryshim në ligj për regjistrimin e bizneseve që parashikon regjistrim të ortakut brenda 30 ditëve