22.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Banorët e Astirit ‘pushtojnë’ Drejtorinë e Policisë

spot_img

Pas përfundimit të protestës në ‘Astir’, banorët e ‘Unazës se Re’ po marshojnë  në këto momente drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Kjo zhvendosje e tyre vjen si reagim ndaj efektiveve të policisë, të cilët ndaluan disa protestues në protestën e sotme të opozitës.

Me thirrjet “Rama ik”, “poshtë qeveria”,“lironi çunat” dhe e “e duam bashkinë pa Erion Velinë”, banorët vijojnë të afrohen pranë Drejtorisë, ndërsa ata po shoqërohen edhe nga përfaqësues të opozitës.

Ata sot numërojnë plot 138 ditë nga nisja e  protestës së tyre. Banorët i kanë bërë thirrje qeverisë të tërhiqet përfundimisht nga projekti i Unazës së Re.

Në krah të banorëve janë edhe dy ish-deputetët e opozitës së bashkuar, Klevis Balliu nga Partia Demokratike dhe Endrit Braimllari nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat