Banorët e Xhafzotajt në protestë, kërkojnë rregullimin e rrugës

Banorë në Xhafzotaj të Durrësit kanë protestuar për infrastrukturën e rrugës që prej vitesh vijon të jetë e rrënuar.

Në shenjë proteste ata kanë bllokuar për disa minuta rrugën nacionale që lidh Durrës-Shijak, duke i vënë zjarrin. Banorët synojnë që me anë të kësaj proteste autoritetet të reagojnë dhe të rregullojnë segmentin rrugor që është tejet i amortizuar.

Aksi rrugor Durrës-Shijak i gjatë 4.5 km përshkon zonën industriale me të  rëndësishme në këtë qytet, por prej dy dekadash rruga është lënë në harresë të plotë.  Pavarësisht ankesave të shumta të banorëve dhe bizneseve që operojnë në këtë zonë, askush nuk ka ndërhyrë për riparimin e saj.