fbpx

Basha: Demokraci ose vdekje! Ora e hakmarrjes popullore po afron!

lulzim-basha-1553771150.jpg

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha duke mbajtur fjalën para protestuesve tha se Rama është simbol i krizës që ka pllakosur vendin.

“Arma e tij gjatë këtyre viteve ka qenë mashtrimi, propaganda e shpifur dhe e ndyrë që e bënte prëdhunuesin hero dhe narkotrafikantin kryebashkiak. Po sa mund të ngjadhet kufoma e Enver Hoxhës aq mund të ngjallet kufoma politike e Edi Ramës. Do përcjellim Maduron e Ballkanit para drejtësisë ose në azil politik”

E ndërkohë që Basha fliste protestuesit vijojnë të përpalsen me policinë për të çarë kordonin policor.

“Edi Rama thirri mendjen se i ke orët e numërura dhe kërcënimeve do të të përgjigjen sy për sy e dhëmb për dhëmb. Nuk trembemi. Liri a vdekje, Demokraci a vdekje. Ora e hakmarrjes popullore po afron!”

Rritet tensioni para Parlamentit. Po hidhen dhe kapsolla e tymuese.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303