Avokati i njohur Spartak Ngjela teksa ka komentuar situatën politike në vend, ka deklaruar se Sali Berisha mund të shkojë në zgjedhje vetëm me kandidatë të pavarur.
“Tani që jemi në këtë situatë unë mendoj se Basha do ketë “boom”. Ka kohë të grupohet të dalë në popull të kërkoj votat dhe të thotë që Saliu nuk është më. Basha do të mbledhë të abstenuarit dhe do të marrë shumë vota. Kandidatët e Bashës do të marrin shumë vota”, është shprehur Ngjela.

